Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Çitaku: Të biesh në grackë s’është e turpshme, skandaloze ishte përmbajtja

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar mashtrimin në të cilin ka ra kryeministri Albin Kurti me dy komendianët rusë që iu prezantuan atij si president i Letonisë. Çitaku tha se të biesh në grackë nuk është e turpshme sepse për këtë do të duhej të kujdesej kabineti i tij, por ajo skandaloze

Mars 26, 2025 - 18:00
 0  5
Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Çitaku: Të biesh në grackë s’është e turpshme, skandaloze ishte përmbajtja
biseda-e-kurtit-me-komedianet-ruse,-citaku:-te-biesh-ne-gracke-s’eshte-e-turpshme,-skandaloze-ishte-permbajtja

biseda-e-kurtit-me-komedianet-ruse,-citaku:-te-biesh-ne-gracke-s’eshte-e-turpshme,-skandaloze-ishte-permbajtja

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar mashtrimin në të cilin ka ra kryeministri Albin Kurti me dy komendianët rusë që iu prezantuan atij si president i Letonisë.

Çitaku tha se të biesh në grackë nuk është e turpshme sepse për këtë do të duhej të kujdesej kabineti i tij, por ajo skandaloze e konsideroi përmbajtjen e asaj bisede.

“E dëgjova bisedën ku Kryeministri Kurti kishte rënë në grackën e komedianëve rusë, duke besuar se po fliste me Presidentin e Letonisë. Të biesh në grackë nuk është pjesa më e turpshme – për këtë duhej të kujdesej kabineti i tij. Por ajo që është vërtet e turpshme dhe skandaloze është përmbajtja e asaj bisede. Kryeministri e shfrytëzon këtë “takim” për të sulmuar opozitën, mediat, bizneset – madje edhe administratën e re amerikane”.

Ajo thotë se e gjithë biseda “nxjerr në pah një nivel shqetësues sipërfaqësor dhe të paditur në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme”.

“Dhe nëse kjo është mënyra se si Kurti flet në takime me liderë ndërkombëtarë, atëherë… mozomakeq për ne. Mjerim”, ka shkruar ajo.