Mbi 80 përqind e energjisë elektrike që u shpenzua në Maqedoninë e Veriut u prodhua në vend
Në Maqedoninë e Veriut në muajin shkurt është shpenzuar 692 461 MWh energji, ashtu që 82.4 përqind e energjisë së shpenzuar u prodhua në vend, transmeton Portalb.mk. “Në shkurt të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 692 461 МWh energji elektrike, 39.165 milion nm3 gaz natyror, 574 134 tonelata qymyr dhe 85 […]


Në Maqedoninë e Veriut në muajin shkurt është shpenzuar 692 461 MWh energji, ashtu që 82.4 përqind e energjisë së shpenzuar u prodhua në vend, transmeton Portalb.mk.
“Në shkurt të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 692 461 МWh energji elektrike, 39.165 milion nm3 gaz natyror, 574 134 tonelata qymyr dhe 85 541 tonelata produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që 570 529 MWh është prodhuar në vend.
Në krahasim me shkurtin e kaluar, konsumi i gazit natyror është zmadhuar për 3.3 përqind, ndërsa ai i naftës për 4.5 përqind.
Më shumë energji elektrike është prodhuar te termocentralet (51.7 %), termocentralet e kombinuara (25.6 %), hidrocentralet (155 %), panelet solare (3.5 %), turbinat e erës (3.1 %) dhe bimët e biogazit (0.7 %).