Bisedimet kanë nisur, Marotta transferon yllin 50 milionësh me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta. Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata. Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Dayot Upamecano nga Bayerni me parametra zero. Francezit i skadon kontrata […]

shtator 21, 2025 - 20:30
 0
Bisedimet kanë nisur, Marotta transferon yllin 50 milionësh me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata.

Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Dayot Upamecano nga Bayerni me parametra zero.

Francezit i skadon kontrata me Bavarezët verën e ardhshme dhe Marotta ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Upamecanos për ta mbyllur marrëveshjen që në janar.