Bislimi në Berlin, pritet nga Ministri gjerman për Evropë, Gunther Krichbaum

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Berlin, zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u prit nga Ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Gunther Krichbaum. Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit, Bislimi e informoi ministrin Krichbaum mbi ecurinë ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës, duke përmendur

Nëntor 25, 2025 - 14:30
 0
Bislimi në Berlin, pritet nga Ministri gjerman për Evropë, Gunther Krichbaum
Bislimi në Berlin, pritet nga Ministri gjerman për Evropë, Gunther Krichbaum

Bislimi në Berlin, pritet nga Ministri gjerman për Evropë, Gunther Krichbaum

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Berlin, zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u prit nga Ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Gunther Krichbaum.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit, Bislimi e informoi ministrin Krichbaum mbi ecurinë ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës, duke përmendur rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, rritjen e prodhimtarisë, si dhe përpjekjet për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Në bisedat rreth integrimit evropian, Bislimi theksoi rëndësinë e pranimit të pyetësorit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, i cili do të hapë rrugë për bashkëpunim më të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe avancimin e perspektivës evropiane.

Ai nënvizoi se integrimi në BE mbetet orientim strategjik dhe aspiratë kryesore për Kosovën, duke shtuar se mbështetja qytetare për anëtarësimin në BE është më e larta në rajon.

Po ashtu, Bislimi diskutoi mbi procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, aktualitetin në vend, situatën në rajon dhe zhvillimet në dialogun me Serbinë.

Në përfundim, Bislimi falënderoi ministrin Krichbaum për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës. Takimit iu bashkua edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.