Blerim Gashi për vendimin e Kushtetueses: Prej kur Gjykata Kushtetuese merr rol të përcaktimit të interesave të Kosovës

Komentatori politik Blerim Gashi, në Politiko komentoi ngjarjen e sotme për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gashi tha se kanë konsideruar se në këtë konstruksion ligjor, politik, konstitucional që e ka Kosova, kishte me u quajt lehtësisht Republika e Dytë, e që nuk kam pritë ndryshe që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese me vendos, fatkeqsisht apo për

shtator 30, 2025 - 21:30
 0
Blerim Gashi për vendimin e Kushtetueses: Prej kur Gjykata Kushtetuese merr rol të përcaktimit të interesave të Kosovës
Blerim Gashi për vendimin e Kushtetueses: Prej kur Gjykata Kushtetuese merr rol të përcaktimit të interesave të Kosovës

Blerim Gashi për vendimin e Kushtetueses: Prej kur Gjykata Kushtetuese merr rol të përcaktimit të interesave të Kosovës

Komentatori politik Blerim Gashi, në Politiko komentoi ngjarjen e sotme për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gashi tha se kanë konsideruar se në këtë konstruksion ligjor, politik, konstitucional që e ka Kosova, kishte me u quajt lehtësisht Republika e Dytë, e që nuk kam pritë ndryshe që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese me vendos, fatkeqsisht apo për disa fatmirësisht.

Ai gjithashtu tha se duhet të presim aktgjykimin e plotë para se të vijnë konkluzat plotësuese.

Gashi ishte i befasuar në  një pikë në lajmërimin e sotëm nga Gjykata Kushtetuese. Gashi pyeti se prej kur ishte bërë Gjykata Kushtetuese të merr rol të përcaktimit të interesave të Kosovës? Çka është interesi? Kush është Gjykata Kushtetuese? Çfarë roli e si guxon?

Gashi tha se Republika e Kosovës nuk është Republikë Kushtetuese dhe se gjyqtarët nuk e menaxhojnë politikën tek ne, deputetët zgjedhin, dalim ne në zgjedhje dhe deputetët i zgjedhin edhe ata gjyqtarë.