”Blerjet e dyshimta publike në Komunën e Çairit”, reagon BDI!
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po ndjek me shqetësim raportimet mediatike në lidhje me blerjet e dyshimta publike në Komunën e Çairit, ku sipas informacioneve të publikuara, çmimi i blerjes The post ”Blerjet e dyshimta publike në Komunën e Çairit”, reagon BDI! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po ndjek me shqetësim raportimet mediatike në lidhje me blerjet e dyshimta publike në Komunën e Çairit, ku sipas informacioneve të publikuara, çmimi i blerjes së ujit të pijshëm arrin në 60.25 denarë për 250 ml, thonë nga kjo parti.
Sipas BDI, kjo çështje ka ngritur reagime të shumta në opinion dhe ka shtuar nevojën për transparencë të plotë në mënyrën se si shpenzohen paratë publike.
“BDI kërkon nga autoritetet komunale të japin një sqarim të qartë dhe të padiskutueshëm për këtë rast, të publikojnë të gjitha të dhënat përkatëse dhe të largojnë çdo dyshim për abuzime të mundshme”, vijon kumtesa.
Në një komunë që tashmë vuan prej vitesh nga mafia urbane dhe kaosi që ka dëmtuar cilësinë e jetës së banorëve, thonë nga BDI, çdo dyshim mbi keqpërdorimin e fondeve publike e rëndon edhe më shumë situatën dhe dëmton besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.
“BDI mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të transparencës dhe përgjegjshmërisë dhe do të vazhdojë të kërkojë llogari të qarta dhe masa të duhura për mbrojtjen e interesave të qytetarëve”, përfundon kumtesa.
Ndryshe, në media u raportua që Komuna e Çairit është një nga komunate ralla e cila ka bërë furnizime për ujë të pishëm me një vlerë prej 60.25 den.
Portali Top24 ka siguaruar dokumentacionin e kontraktues mes komunës së Çairit dhe kompanisë “Dauti Komerc” ku palët e kontraktuara janë dakorduar që komunën ta furnizojnë me ujë jo të gazuar prej 250 ml në vlerën prej 60.25. Flaka Media
The post ”Blerjet e dyshimta publike në Komunën e Çairit”, reagon BDI! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .