Pensionet e marsit më të larta për 2.500 denarë, rritje do të kenë mbi 300 mijë pensionistë

Pensionistët në muajin prill do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë. Amendamentet ligjore që janë dorëzuar tashmë në Kuvend propozojnë rritje të re të pensioneve nga 1 marsi 2025. “Në Maqedoni sigurimi i detyrueshëm pensional dhe invalidor si fushë është i rregulluar me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin […]

shkurt 26, 2025 - 21:02
 0  6
Pensionet e marsit më të larta për 2.500 denarë, rritje do të kenë mbi 300 mijë pensionistë

Pensionistët në muajin prill do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë. Amendamentet ligjore që janë dorëzuar tashmë në Kuvend propozojnë rritje të re të pensioneve nga 1 marsi 2025.

“Në Maqedoni sigurimi i detyrueshëm pensional dhe invalidor si fushë është i rregulluar me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin rregullohet metodologjia për korrigjimin e pensioneve. Neni 18 paragrafi (3) shfuqizon dispozitën sistematike të Ligjit në periudhën nga 1 shtatori 2024 deri më 31 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe, pensionet janë rritur në vlerë fikse prej 2.500 denarë nga 1 shtatori 2024 dhe 1 marsi 2025″, thuhet në projekt-amendamente.

Për vitin 2025, nga Buxheti i shtetit janë ndarë 105,5 miliardë denarë për pagesa të pensioneve.