Boçvarski: Autostrada Stracin – Kriva Pallankë ishte projekt i LSDM-së, 90% e përfunduar
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve nga LSDM-ja, tani deputet, Blagoj Boçvarski, tha se ndihet krenar me përfundimin e autostradës Stracin – Kriva Pallankë dhe se është projekt i LSDM-së dhe se ajo ishte 90% e përfunduar deri në kohën e zgjedhjeve. “Me krenari ndajmë lajmin për përfundimin e autostradës Stracin – Kriva Pallankë. Ky projekt […]
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve nga LSDM-ja, tani deputet, Blagoj Boçvarski, tha se ndihet krenar me përfundimin e autostradës Stracin – Kriva Pallankë dhe se është projekt i LSDM-së dhe se ajo ishte 90% e përfunduar deri në kohën e zgjedhjeve.
“Me krenari ndajmë lajmin për përfundimin e autostradës Stracin – Kriva Pallankë. Ky projekt ka filluar nga LSDM në vitin 2018 dhe mbi 90% është realizuar tashmë nga mesi i vitit 2024. Është një projekt strategjik, një investim strategjik që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit verilindor dhe do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e lidhjes për rritjen dhe zhvillimin ekonomik, si dhe për cilësinë e jetës së qytetarëve të Kriva Pallankës dhe rrethinës. Po të mos ishin bllokadat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kjo rrugë do të mund të ishte përfunduar shumë më herët gjatë vitit 2024. Fatkeqësisht, dhe vetëm për qëllime të tyre politike, deputetët e opozitës së atëhershme DPMNE e bllokuan këtë projekt si opozitë. Asokohe në Komisionin për financim dhe buxhet VMRO-DPMNE-ja me muaj të tërë e bllokoi Projektligjin për grantin prej 14 milionë eurosh, që nevojiteshin për përfundimin e kësaj rruge eksprese”, thekson ish – ministri Bllagoja Boçvarski.