‘Harta e masakrës elektorale 2025’,Rama vijon me videot ironizuese për kundërshtarët

Kryeministri Edi Rama edhe mëngjesin e sotëm ka vijuar me videot ironizuese dhe të animuara për kundërshtarët e tij politikë. Në serialin e të dielës, të quajtur “Teatri i Kukullave”, personazhet kryesore edhe këtë episodë janë Sali Berisha, Lulizm Basha dhe Adriatik Lapaj. Në dialogun satirik, Berisha parashikon një masakër elektorale më 12 maj, ndërkohë […]

Prill 27, 2025 - 11:00
 0  6
‘Harta e masakrës elektorale 2025’,Rama vijon me videot ironizuese për kundërshtarët

Kryeministri Edi Rama edhe mëngjesin e sotëm ka vijuar me videot ironizuese dhe të animuara për kundërshtarët e tij politikë.

Në serialin e të dielës, të quajtur “Teatri i Kukullave”, personazhet kryesore edhe këtë episodë janë Sali Berisha, Lulizm Basha dhe Adriatik Lapaj.

Në dialogun satirik, Berisha parashikon një masakër elektorale më 12 maj, ndërkohë që Lapaj përpiqet herë pas here t’i kujtojë se zgjedhjet po zhvillohen edhe me lista të hapura dhe vota e popullit ka shumë rëndësi.

Pjesë nga dialogu:

Berisha: Pra kjo është harta e masakrës elektorale 2025! Tiranë, zemra e krimit! Tre mandate të opozitës nuk do të gjenden sepse narkoregjimi i ka tretur përmes një serveri misterioz.

Lapaj: Sali, Sali! Prit një sekondë! Po këto janë zgjedhje me lista të hapura! Janë vota të popullit që ne s’mund t’i tresim për të akuzuar Ramën…

Berisha: Lapaj! Përqendrohu se s’kemi kohë për mendjelehtësira! Ja Fieri, narkoRama ka droguar fshatarët e Myzeqesë. Katastrofik për opozitën! Në Durrës narkomafia ka sjellë vota fejk të diasporës me anijet e karburantit. Opozita përtokë..tamam siç na duhet në 12 Maj!

Basha: Në Durrës s’ka mundësi Aty fitojnë Euroatlantikët se aty…7×7??? Po më marrin nga Amerika Doktor, ta hoqën non gratën ty këta?

Berisha: Non gratën ma vure ti.

Lapaj: Po njerëzit, votuesit? Populli?

Berisha: Lapaj! Populli na duhet për revolucion jo për një mandat tëndin që nuk i duhet as dreqit. Misioni ynë është vota e lirë! Lufta për votën e lirë!

Lapaj: Po populli?

Berisha: Populli do lexojë dosjen e zezë. Prandaj ulu dhe fillo punën për dosjen….Në Dibër do urdhërojmë Xhemalin të rrahë Xhelalin dhe do lajmërojmë Sherifin për aktin e xhelatit Edvin Rama..

Basha: Posi posi sherifin ta bleu Rama, votoni numrin 5 tha!

Berisha: He he he he…Janë prova teknike! Albanaaa hape dritën!