Bomba e merkatos së verës, Juventus pritet të transferojë yllin e Interit

Biankonerët ia rrëmbejnë yllin rivalëve të përjetshëm. Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës. Mes skuadrave më aktive është padyshim Juventusi, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për verën e ardhshme. Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se […]

shkurt 19, 2025 - 15:00
 0  9
Bomba e merkatos së verës, Juventus pritet të transferojë yllin e Interit

Biankonerët ia rrëmbejnë yllin rivalëve të përjetshëm.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Juventusi, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për verën e ardhshme.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Davide Frattesit nga Interi.

Frattesi nuk është i kënaqur me statusin e tij te Interi dhe në verë ka vendosur të largohet nga Meazza.

Biankonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi dhe do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.