Rrëfimi emocionues i Rozanës, shpërthen në lot pas surprizës
Rozana Radi është surprizuar në “Big Brother VIP”, pas rrëfimit të saj emocionues. Boshllëkun që i ka mbetur pas humbjes së prindërve, banorja shprehet se e ka mbushur me dashurinë e fëmijëve të motrës. Rozana foli për dashurinë e madhe që ka për nipin dhe mbesën, Nikol e Egi “Fillimi me Egin ka qenë një […]


Rozana Radi është surprizuar në “Big Brother VIP”, pas rrëfimit të saj emocionues. Boshllëkun që i ka mbetur pas humbjes së prindërve, banorja shprehet se e ka mbushur me dashurinë e fëmijëve të motrës.
Rozana foli për dashurinë e madhe që ka për nipin dhe mbesën, Nikol e Egi
“Fillimi me Egin ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Një fëmijë që mori dashurinë e një familjeje të madhe. Jam nga këto tezet që i llastoj, i dua pa kushtr, dhurata marin vetëm për festa si gjithë fëmijët e tjerë, ashtu dua t’i trajtoj. Dua që shpejt të kem familjen time, me fëmijët e mi”, deklaroi Rozana në dhomën e rrëfimit.
Më pas ajo shkoi në dhomën e surprizave ku u surprizua nga Vëllai i Madh. Ishte mbesa ajo që u shfaq aty për të takuar tezen e saj. Mbesa i dhuroi edhe një varëse Rozanës, të cilën ajo u shpreh se e mbante prej vitesh në qafë.