Borxhi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj bankave ka arritur në 3.9 miliardë euro

Borxhi i qytetarëve ndaj bankave ka arritur në 245,2 milionë denarë apo 3.9 miliardë euro, e që së bashku me kompanitë, borxhi i përgjithshëm arriti në 9.2 miliardë euro, raporton Alsat. Kështu thonë të dhënat e fundit të Bankës Popullore. Sa i përket kredive konsumatore, borxhi i qytetarëve ndaj bankave shënon mbi 2 miliardë euro. […]

dhjetor 1, 2024 - 14:00
 0  5
Borxhi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj bankave ka arritur në 3.9 miliardë euro
Ura e Gurit në Shkup, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Borxhi i qytetarëve ndaj bankave ka arritur në 245,2 milionë denarë apo 3.9 miliardë euro, e që së bashku me kompanitë, borxhi i përgjithshëm arriti në 9.2 miliardë euro, raporton Alsat. Kështu thonë të dhënat e fundit të Bankës Popullore.

Sa i përket kredive konsumatore, borxhi i qytetarëve ndaj bankave shënon mbi 2 miliardë euro. Për kredi banesore, borxhi ndaj bankave shënon afro 1.5 miliard euro. Rritje më të madhe është vërejtur te kreditë për veturë edhe pse shuma e përgjithshme ngelet e ulët në krahasim me kategoritë e tjera.

Por edhe përskaj borxhit të rritur, qytetarët nga ana tjetër vazhdojnë të kursejnë. Në muajin tetor, depozitat e qytetarëve janë rritur për 11% dhe tani shënojnë 6 miliardë euro. Bashkë me depozitat e kompanive, shuma e përgjithshme arrin mbi 9.2 miliardë euro.

Nga janari e deri në shtator të këtij viti, bankat në Maqedoninë e Veriut bashkërisht kanë fituar 10,4 miliardë denarë apo 169 milionë euro.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e tretë të këtij viti ka pasur rritje të kredive të gjelbra, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kreditë e përgjithshme, në bazë vjetore janë rritur për 9,2 %. Banka Popullore e RMV-së raportoi në muajin nëntor se qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shumë marrin kredi konsumatore dhe për banim.