Për shkak ngjarjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë nuk do të luhen sot
Ndeshjet e javës së XVII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, që janë planifikuar të luhen sot, janë shtyrë për të martën. Këtë vendim e mori Federata e Futbollit në Maqedoni, transmeton Portalb.mk. “Vendimi është marrë në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit dhe […]
Ndeshjet e javës së XVII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, që janë planifikuar të luhen sot, janë shtyrë për të martën. Këtë vendim e mori Federata e Futbollit në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.
“Vendimi është marrë në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit dhe parandalimin e çdo lloj dhune dhe sjellje të keqe në garat sportive”, njoftoi FFM-ja.
Ndeshjet e javës së XVII-të do të luhen më 3 dhjetor duke filluar prej orës 13:00.
“Ndeshja e javës së 17-të kundër FC Struga Trim Lum e paraparë të luhet të dielën (01.12) në stadiumin e Çairit, është shtyrë për të martën (03.12) me fillim në ora 13:00. E njëjta do të zhvillohet pa prezencën e publikut”, sqaroi KF Shkupi. Njoftim të ngjashëm bëri edhe KF Struga Trim&Lum.
KF Shkëndija ka sqaruar që FFM-ja në koordinim me MPB-në do të vendosin të hënën nëse ndeshja Voska Sport – Shkëndija do të luhet të martën me ose pa publik.
“Ndeshja e paraparë për xhiron e 17 të kampionatit mes Pelister vs Besa 1976, e cila do të zhvillohej këtë fundjavë, është anuluar. Me vendim të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), ndeshja do të luhet të martën 03.12.2024 pa prezence të publikut në ora 13:00”, sqaroi Besa e Dobërdollit.
Të martën do të luhen edhe ndeshjet tjera: Akademia Brera – Rabotniçki, Vardar – Tikvesh dhe Gostivar – Sileks.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut këtë janë arrestuar gjithsej 17 persona për huliganizmin e shfaqur ditëve të fundit rreth djegies dhe shkeljes së simboleve kombëtare në Maqedoninë e Veriut, njoftoi më 30 nëntor në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të mos lejojnë që incidente të tilla ta çojnë vendin në drejtim të gabuar.
Gjykata Themelore Penale Shkup më 29 nëntor, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike, tre qytetarëve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh, për nxitje të tensioneve ndëretnike.
- LEXO: RMV, gjithsej 17 persona janë arrestuar për incidentet me flamujt, mes tyre tre në Prilep
- LEXO: Përdhosja e flamurit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, u paralajmërua dënim për policin që e gjuajti flamurin shqiptar
- LEXO: Paraburgim për tre qytetarët për nxitje të urrejtjes ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, të përfshirë në incidentin me flamurin e RMV-së
- LEXO: RMV, janë arrestuar tetë persona për ngjarjet në festën e 28 Nëntorit, Toshkovski dyshon për skenar destabilizimi