RMV, janë privuar nga liria 17 persona që nuk e kanë respektuar vendimin për zinë shtatëditore

Gjithsej 17 persona në rajonin e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës gjatë natës janë arrestuar nga policia nën dyshimin për mosrespektim të vendimit të Qeverisë për zi shtatëditore – vepër penale sipas nenin 387 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, 12 persona, prej të cilëve një minorent, janë arrestuar […]

Mars 23, 2025 - 17:00
 0  4
RMV, janë privuar nga liria 17 persona që nuk e kanë respektuar vendimin për zinë shtatëditore
Policia e RMV-së. Foto nga Portalb.mk

Gjithsej 17 persona në rajonin e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës gjatë natës janë arrestuar nga policia nën dyshimin për mosrespektim të vendimit të Qeverisë për zi shtatëditore – vepër penale sipas nenin 387 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, 12 persona, prej të cilëve një minorent, janë arrestuar në rajonin e Prilepit.

Në Shkup është arrestuar një minorent dhe një udhëheqës i një objekti hotelierike, në Kërçovë – një pronar i një objekti hotelierik dhe në Kumanovë janë arrestuar dy persona – menaxher dhe udhëheqës të një objekti hotelierik të dyshuar se e kanë shkelur vendimin e miratuar.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, informoi MPB-ja.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.