Britania i jep mbështetje Kosovës për NATO-n, Kurti pranon letër nga kryeministri Burnham

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përgjigje të letrës së urimit që Kurti i kishte dërguar me rastin e marrjes së detyrës muajin e ka...

gusht 28, 2026 - 00:00
Britania i jep mbështetje Kosovës për NATO-n, Kurti pranon letër nga kryeministri Burnham

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përgjigje të letrës së urimit që Kurti i kishte dërguar me rastin e marrjes së detyrës muajin e kaluar.

Në letrën e tij, Burnham ka theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar mbështetjen britanike ndaj Kosovës ndër vite.

Kryeministri britanik ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është krenare për qëndrimin përkrah popullit të Kosovës që nga ndërhyrja e NATO-s më 1999, si dhe për faktin se ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Njoftimi i Qeverisë së Kosovës:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën pranoi letër nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, si përgjigje në letër-urimin e dërguar me rastin e marrjes së detyrës muajin e kaluar.

Kryeministri Burnham tha se dy vendet gëzojnë partneritet të ngushtë dhe të qëndrueshëm, ndërsa theksoi se është krenar që Mbretëria e Bashkuar qëndroi me popullin e Kosovës që nga intervenimi i NATO-s më 1999 e deri të qenit një nga shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar do të mbetet mbështetëse e fuqishme në aspiratat Euro-Atlantike të Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të avancuar integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë zgjerimin e mbështetjes për aplikimin e saj për Këshillin e Evropës dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj drejt NATO-s”, shkroi kryeministri Burnham.

Ai, po ashtu, tha se shpreson në formim të shpejtë të Qeverisë së re, ashtu që të mund të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët, si mbrojtja dhe siguria, tregtia dhe investimet, migracioni dhe forcimi të lidhjeve ekonomike.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.