Bujar Osmani: E kemi ndërruar Kushtetutën, sot po zhbëhet gjuha shqipe
Ish-ministri i Jashtëm dhe përfaqësues i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për përdorimin e gjuhës shqipe, duke theksuar se arritjet në The post Bujar Osmani: E kemi ndërruar Kushtetutën, sot po zhbëhet gjuha shqipe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ish-ministri i Jashtëm dhe përfaqësues i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për përdorimin e gjuhës shqipe, duke theksuar se arritjet në këtë drejtim janë rezultat i drejtpërdrejtë i angazhimit të kësaj partie.
“E kemi ndërruar Kushtetutën. E kemi sjellë Ligjin për gjuhën. E kemi themeluar Agjencinë e Gjuhës. E kemi ngritur inspektoratin e gjuhës. Kemi krijuar sektorët e gjuhës nëpër institucione. Kemi përgatitur resurset për zbatimin e saj. Kemi filluar implementimin masiv nëpër institucione,” deklaroi Osmani.
Ai shtoi se, sipas tij, këto arritje po dëmtohen nga zhvillimet aktuale politike.
“Dhe sot vijnë, e dëmtojnë gjuhën, e zhbëjnë hap pas hapi, e quajnë të përkthyer dhe me lehtësi thonë: ‘pse se keni bërë ju deri tash’,” u shpreh ai.
Osmani pranoi edhe një përgjegjësi të pjesshme për situatën aktuale:
“Ne i kemi bërë, por ne kemi faj për një punë, që nuk na ka marrë mendja se do të dalin forca politike shqiptare që do të luftojnë vetë arritjen më të rëndësishme të arkitekturës së re të shtetit – gjuhën shqipe.” Gazeta Flaka
The post Bujar Osmani: E kemi ndërruar Kushtetutën, sot po zhbëhet gjuha shqipe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .