Bujar Osmani: Energjia e re ndihet në Çair, qytetarët kërkojnë ndryshim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka vlerësuar se tubimet e fundit publike dhe pjesëmarrja masive pasqyrojnë një energji të re që po mbizotëron në këtë komunë The post Bujar Osmani: Energjia e re ndihet në Çair, qytetarët kërkojnë ndryshim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 1, 2025 - 00:00
 0
Bujar Osmani: Energjia e re ndihet në Çair, qytetarët kërkojnë ndryshim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka vlerësuar se tubimet e fundit publike dhe pjesëmarrja masive pasqyrojnë një energji të re që po mbizotëron në këtë komunë dhe që përçon një mesazh të qartë për nevojën e ndryshimit.

Osmani tha se mesazhi që e ka dëgjuar gjatë takimeve derë më derë dhe në ngjarjet publike është i njëjtë: banorët kërkojnë dinjitet dhe një cilësi më të mirë të jetës.

“Po ndodh diçka e pazakontë. Një lloj mobilizimi që nuk është tipikisht partiak. Kanë ardhur njerëz që na kanë thënë, dhe atë në numër shumë të madh: vitin e kaluar kemi votuar për ata, por kemi gabuar. Tani duam ta mbështesim kauzën tuaj. Kanë ardhur edhe njerëz të papërcaktuar, të cilët më thanë: ne kurrë nuk kemi votuar, kurrë nuk kemi dalë në zgjedhje, kemi qenë apolitikë. Por kësaj here nuk duhet të heshtim. Kjo është një energji që vlon,” tha Osmani.

Ai theksoi se ky mobilizim i qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo politike, është dëshmi e një dëshire të fuqishme për dinjitet dhe për një kulturë të re politike në Çair.

“Që nga dita e parë kam thënë: nuk hyra në këtë garë për ta udhëhequr komunën, por për ta kanalizuar këtë energji të zemërimit, të revoltës që e dëgjoj nga çdo njeri që e kam takuar. Kam takuar mijëra njerëz gjatë këtyre tre muajve të fushatës. Dhe ata flasin për dinjitetin tonë kombëtar që na është marrë dhe poshtëruar, por flasin edhe për dinjitetin e jetës në Çair,” theksoi ai.

Në fund, kandidati i opozitës theksoi se “ndryshimi historik” tashmë ka filluar, ndërsa energjia e re që demonstrojnë qytetarët do të jetë forca shtytëse për një Çair më të mirë.

The post Bujar Osmani: Energjia e re ndihet në Çair, qytetarët kërkojnë ndryshim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .