Bylbyl Sokoli pjesë e listës së LVV-së për deputet
Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokol, zyrtarisht i ka hyrë rrugës së politikës. Ai do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook. “Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit.
Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokol, zyrtarisht i ka hyrë rrugës së politikës. Ai do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.
“Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Mirësevjen, profesor!
Profesori universitar, trajneri i futbollit me licencë nga UEFA, ish futbollisti i njohur Bylbyl Sokoli u bë pjesë e listës së fitores të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror.
Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit. /Gazeta10/