Çairi bën histori: Grua zgjidhet kryetare e nëndegës së BDI-së, “Mehmet Gega”

Sot u themelua zyrtarisht nëndega “Mehmet Gega” në Fushë Topanë dhe u mbajt Kuvendi Zgjedhor, në përputhje të plotë me Statutin dhe Rregulloren e BDI. Në këtë proces zgjedhor, me The post Çairi bën histori: Grua zgjidhet kryetare e nëndegës së BDI-së, “Mehmet Gega” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 20, 2026 - 01:00
Çairi bën histori: Grua zgjidhet kryetare e nëndegës së BDI-së, “Mehmet Gega”

Sot u themelua zyrtarisht nëndega “Mehmet Gega” në Fushë Topanë dhe u mbajt Kuvendi Zgjedhor, në përputhje të plotë me Statutin dhe Rregulloren e BDI.

Në këtë proces zgjedhor, me votë unanime u zgjodhën:

  • Kryetare – Vjollca Krivanjeva Husejini
  • Nënkryetar – Fadil Bajrami
  • Sekretare – Teuta Shabani

Rast i veçantë në këtë zgjedhje është fakti se për herë të parë në këtë strukturë lokale zgjidhet një grua në postin e kryetares, duke u vlerësuar si një moment unikat dhe një hap domethënës drejt fuqizimit të rolit të grave në organizim dhe vendimmarrje politike.

Vjollca Krivanjeva Husejini është juriste e diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, profesoreshë në lëndët juridike pranë Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov”, si dhe bashkëshorte dhe nënë. Ajo ka theksuar përkushtimin e saj ndaj barazisë, dinjitetit dhe angazhimit qytetar.

Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli shkruan: Urime Vjollca Krivanjeva Husejini- Kryetare e Nëndegës “Mehmet Gega” në Degën e Çairit! Pas vendosjes së 30% të gjinisë femërore në organet qendrore të Bashkimit Demokratik Për Integrim, vazhdojmë me përfshirje të gruas edhe në organet lokale. Me këmbë të mbarë e krahë të lehta për gruan që angazhohet, vepron dhe realizion qëllimet e kauzës kombëtare nën udhëheqjen e Liderit z. Ali Ahmeti Na priftë e mbara!

Aktivistja Lejla Emrulai shkruan: Vjollca dhe Elira, dy gra të mrekullueshme të gjeneratës së re të BDI-së në Çair, që do të udhëheqin strukturat e BDI-së në nëndegët në Fushë Topanë dhe Xhon Kenedi! Ju priftë e mbara dhe shumë suksese nga zemra!

Nga BDI u theksua se organizimi, uniteti dhe afërsia me qytetarin mbeten themeli i veprimtarisë së saj politike.

U urohet sukses drejtuesve të rinj dhe punë e mbarë në shërbim të qytetarëve.

Tjetër grua në krye të proceseve

Në kuadër të procesit të organizimit të brendshëm në Çair, u theksua se themelimi i nëndegës “Xhon Kenedi” paraqet vazhdimësi të strukturimit dhe fuqizimit të degëve lokale, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe afërsisë me qytetarët në terren.

Gjatë Kuvendit Zgjedhor u nënvizua rëndësia e përfshirjes së kuadrove të reja dhe profesionisteve në jetën politike dhe organizative. Zgjedhja e Elira Mehmedi në krye të nëndegës u vlerësua si një hap i rëndësishëm në drejtim të përfaqësimit të denjë dhe angazhimit të profileve të kualifikuara në struktura udhëheqëse.

Po ashtu, u theksua se përbërja e re e nëndegës, së bashku me këshillat vendorë të zgjedhur, do të ketë rol aktiv në forcimin e komunikimit me bazën dhe në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët.

U rikonfirmua përkushtimi për organizim të brendshëm, unitet dhe afërsi me qytetarin, si parime themelore të veprimtarisë politike në nivel lokal.

Drejtuesve të rinj iu urua sukses në punën e tyre dhe angazhim të suksesshëm në shërbim të qytetarëve. Gazeta Flaka

The post Çairi bën histori: Grua zgjidhet kryetare e nëndegës së BDI-së, “Mehmet Gega” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .