Tetë denoncime për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar katër persona, ndërsa gjithsej janë regjistruar tetë raste të dhunës në familje. “Më 18.04.2026, në orën 22:05, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.S. (34) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se […]

Prill 20, 2026 - 11:30
Tetë denoncime për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar katër persona, ndërsa gjithsej janë regjistruar tetë raste të dhunës në familje.

“Më 18.04.2026, në orën 22:05, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.S. (34) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës në Shkup, në periudhën nga viti 2024 deri më 18.04.2026, shpesh i ka bërë kërcënime babait të tij 62-vjeçar, duke ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike ndaj tij, ndërsa në disa raste ka tentuar ta sulmojë me send të mprehtë.
Më 18.04.2026, në orën 11:30, në SPB Shkup, një grua 38-vjeçare nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se në periudhën nga marsi i vitit 2025 deri më 18.04.2026, ish-bashkëshorti i saj P.G. përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe kërcënuese asaj dhe familjes së saj. Sipas denoncimit, ai më parë e ka keqtrajtuar si psikikisht, ashtu edhe fizikisht”, njoftuan nga MPB.