“Çfarë hajvanash”, Kurti nuk e zgjedh gjuhën, përdor fjalë të rënda për partitë opozitare
Kryeministri Albin Kurti në tubimin ku doli për të shpallë fitoren e tij ka përdorur gjuhë fyese ndaj opozitës. Duke e komentuar programin e tyre në fushatë zgjedhore, Kurti iu referuar atyre si “hajvanë”. “Keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë: thojshin buxheti i shtetit do të bëhet ma i madh se bruto produkti


Kryeministri Albin Kurti në tubimin ku doli për të shpallë fitoren e tij ka përdorur gjuhë fyese ndaj opozitës.
Duke e komentuar programin e tyre në fushatë zgjedhore, Kurti iu referuar atyre si “hajvanë”.
“Keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë: thojshin buxheti i shtetit do të bëhet ma i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash. Ose jepshin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre. Çfarë hajvanash”.
“Hajnat kanë me shku në burg, sepse qeky mandat është mandat i hekurudhave, digave, drejtësisë me Byro për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me Prokurori Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe me Vetting në sistem të drejtësisë”.