Imri Ahmeti: Krojmiri dhe Mirena i dhanë përkrahje të madhe rrugëtimit tonë për ndryshimin që do të ndodh me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti ka vazhduar edhe gjatë ditës së hënë takimin me banorë të fshatrave të komunës së Lipjanit. Krojmiri dhe Mirena kanë mirëpritur Imri Ahmetin dhe kandidatët e tjerë për deputet të LDK-së nga kjo komunë. Përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, Imri […]
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti ka vazhduar edhe gjatë ditës së hënë takimin me banorë të fshatrave të komunës së Lipjanit.
Krojmiri dhe Mirena kanë mirëpritur Imri Ahmetin dhe kandidatët e tjerë për deputet të LDK-së nga kjo komunë.
Përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, Imri Ahmeti ka falënderuar banorët e këtyre dy fshatrave për energjinë dhe përkrahjen e vazhdueshme qqëi kanë dhënë atij dhe LDK-së, raporton ORAinfo.
Sipas tij, këto dy tubime dëshmuan përkrahjen e palëkundur për rrugëtimin tonë, që synon të sjellë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën.
Kujtojmë qe Imri Ahmeti rënditet i 7-ti në listën e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Postimi i plotë i tij:
Në Krojmir dhe më pas në Mirenë, u pritëm me entuziazëm dhe mbështetje të madhe. Këto dy tubime dëshmuan përkrahjen e palëkundur për rrugëtimin tonë, që synon të sjellë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën.
Kosova ka nevojë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik, i cili përcakton arsim dhe shëndetësi cilësore, bujqësi të zhvilluar dhe infrastrukturë moderne.
Gjithashtu, vendit tonë i duhet të rikthejë dhe forcojë besimin dhe miqësinë me shtetet partnere, në mënyrë që të integrohet në strukturat euroatlantike. Kjo vetëm me LDK-në mundet të bëhet.
Faleminderit banorëve të kësaj ane për energjinë dhe përkrahjen e vazhdueshme që na keni dhënë!
LDK – 124
Lumir Abdixhiku – 1
Imri Ahmeti – 7