Kurti e shpall fitoren, i përdor përsëri fjalët fyese për të cilat e dënoi PZAP: Edhe me i bo bashkë PDK-yhyn dhe LDK-yhyn s’bëjnë sa VV
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një tubim në shesh të Prishtinës tha se rezultatet preliminare e nxjerrin fituese partinë e tij. “Këto rezultate preliminare tregojnë një gjë të vërtetë, të qartë të saktë: kjo është që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Bravo! Urime!”. Kurti tha se i falënderon mbështetësit, ndërsa
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një tubim në shesh të Prishtinës tha se rezultatet preliminare e nxjerrin fituese partinë e tij.
“Këto rezultate preliminare tregojnë një gjë të vërtetë, të qartë të saktë: kjo është që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Bravo! Urime!”.
Kurti tha se i falënderon mbështetësit, ndërsa tha se ky rezultat ishte “si një kurorëzim i një pune njëmujore në fushatë, katër vjet në qeveri”.
“Procesi zgjedhor ka qenë ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, demokratik që s’ka pasë incidente. Edhe policinë edhe mekanizmat shtetërorë. Kështu ndodh pikërisht kur qeveria jonë është. Kur ekzekutivi jemi ne, nuk ka incidente dhe procesi demokratik është cilësor, i vërtetë, i lirë i ndershëm”.