Çiklisti vdes në vend pasi u godit nga kamioni në Gostivar | VIDEO
MPB njofton se sot (16.12.2025), rreth orës 13:00, në Gostivar, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria H.M. (44) nga Gostivari, pas një denoncimi për The post Çiklisti vdes në vend pasi u godit nga kamioni në Gostivar | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
MPB njofton se sot (16.12.2025), rreth orës 13:00, në Gostivar, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria H.M. (44) nga Gostivari, pas një denoncimi për aksident trafiku me pasoja fatale.
Sipas njoftimit, në orën 12:35, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Sedek Kostovski”, një kamion i tipit “Mercedes”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.M., ka goditur një biçikletë të drejtuar nga I.M. (76) nga Gostivari.
I lënduari është transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Pas dokumentimit të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër H.M. do të parashtrohet kallëzim përkatës. Gazeta Flaka
The post Çiklisti vdes në vend pasi u godit nga kamioni në Gostivar | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .