Çitaku: Kurti kërcënoi hapur qytetarët për t’ia votuar kandidatët për kryetarë të komunave
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sonte e pati një deklaratë skandaloze. Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se Kurti kërcënoi hapur qytetarët e Kosovës, duke u thënë se nëse nuk votojnë për vasalët e tij në komuna, ai si


Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sonte e pati një deklaratë skandaloze.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se Kurti kërcënoi hapur qytetarët e Kosovës, duke u thënë se nëse nuk votojnë për vasalët e tij në komuna, ai si kryeministër nuk do t’i mbështesë.
“Në fakt, kjo nuk më befasoi. Ashtu ka qeverisur prej ditës së parë: me ndëshkim politik ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga partia e tij. Ka komuna të qeverisura nga PDK-ja që kanë përfituar 0 euro nga buxheti i Kosovës”.
“E megjithatë, këto janë po ato komuna që kanë kryesuar listat e organizatave të pavarura për transparencë, menaxhim të buxhetit dhe qeverisje të mirë. Skandaloze ishte shkalla e arrogancës dhe përbuzjes ndaj qytetarëve. A.K, ti fole sonte”, ka thënë Çitaku.
Çitaku ka thënë se më 9 nëntor, qytetarët do të flasin: “Dhe atëherë do ta kuptosh se ky popull as nuk nënshtrohet, as nuk shantazhohet”./Klankosova.tv
