Çitaku: Rezultati më i mirë që nga viti 2014 për PDK-në

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar rezultatin e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në një konferencë për media, ajo ka thënë PDK-ja është e gatshme që të marrë përgjegjësinë për qeverinë e re. “Ky rezultat nuk është thjeshte një shifër, është një mesazh i qartë se PDK-ja po e rikthen besimin

shkurt 12, 2025 - 20:00
 0  4
Çitaku: Rezultati më i mirë që nga viti 2014 për PDK-në
citaku:-rezultati-me-i-mire-qe-nga-viti-2014-per-pdk-ne

citaku:-rezultati-me-i-mire-qe-nga-viti-2014-per-pdk-ne

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar rezultatin e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë PDK-ja është e gatshme që të marrë përgjegjësinë për qeverinë e re.

“Ky rezultat nuk është thjeshte një shifër, është një mesazh i qartë se PDK-ja po e rikthen besimin e qytetarëve dhe po konsolidohet si një forcë kryesore në skenën politike të vendit. Ne jemi të gatshëm që me kandidati tonë për kryeministër, z. Bedri Hamza, ta marrin përgjegjësinë e qeverisjes dhe ta qojmë Kosovën përpara. PDK-ja nuk e sheh si përmbyllkej, por si një fillim të ri. Çdo vendim i politik i PDK-së do të merrte nga organet e partisë, duke u bazuar në interesin e qytetarëve dhe vizonin për një qeverisje të përgjegjshme zhvillimore”, ka thënë ajo.

Çitaku ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Bedri Hamzës se kjo pari nuk do të bën koalicion me VV-në.

“Preferojmë një koalicion me partitë opozitare dhe përjashtojmë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo hapat kushtetues dhe ligjor janë të qartë, të përfundojë procesi i numërimit të votave e të bëhet legjitimimi i deputetëve të rinj e më pas fillojnë konsultat dhe bisedimet me partnerët eventual të koalicionit që do të udhëhiqet nga z.Bedri Hamza”, ka thënë ajo.

Ajo ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

“U shpreh mirënjohje të thellë mbi 200 mijë qytetarëve që n besuan me votën e tyre. Ky është rezultati më i mirë që PDK-ja ka arritur që nga viti 2014 dhe është dëshmi i rikthimit të besimit të qytetarëve dhe rritjes tonë të jashtëzakonshme”, është shprehur ajo.