Kelmendi e Boven diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven. Në kumtesën për media bëhet e ditur se dyshja patën diskutime konstruktive për çështje të interesit të përbashkët nga fusha e sundimit të ligjit, përfshirë këtu forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes projekteve

shkurt 12, 2025 - 20:01
 0  4
Kelmendi e Boven diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit
kelmendi-e-boven-diskutojne-per-avancimin-e-bashkepunimit-ne-fushen-e-sundimit-te-ligjit

kelmendi-e-boven-diskutojne-per-avancimin-e-bashkepunimit-ne-fushen-e-sundimit-te-ligjit

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se dyshja patën diskutime konstruktive për çështje të interesit të përbashkët nga fusha e sundimit të ligjit, përfshirë këtu forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes projekteve që kanë në fokus sektorin e drejtësisë, progresin dhe sfidat e Prokurorit të Shtetit në luftimin e veprave të ndryshme penale, ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi dhe përpjekjet e sistemit prokurorial në ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit institucional.

Në fund të takimit, Kelmendi ka falënderuar ambasadoren Boven për mbështetjen dhe ndihmën që Mbretëria e Holandës ka dhënë për institucionin e Prokurorit të Shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë e tij institucionale që tradita e bashkëpunimit të ndërsjellë të vazhdojë edhe në të ardhmen.