Çka iu desh ekcesi në Strugë qeverisë me Ziadin Selën? A deshi të kujtojë ngjarjet e përgjakshme në Parlament?
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas ndalimit të veturës së tij mbrëmjen e së mërkurës nga forcat speciale policore me maska. Ngjarja ka ndodhur në prag The post Çka iu desh ekcesi në Strugë qeverisë me Ziadin Selën? A deshi të kujtojë ngjarjet e përgjakshme në Parlament? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas ndalimit të veturës së tij mbrëmjen e së mërkurës nga forcat speciale policore me maska. Ngjarja ka ndodhur në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe shqetësim në opinionin publik, shkruan Gazeta Flaka
Përmes një postimi në Facebook, Sela ka falënderuar qytetarët për interesimin dhe solidarizimin, ndërsa ka theksuar se “krekosja e këtij pushteti me njësi speciale nuk mund të frikësojë as struganët e as shqiptarët kudo që janë.” Ai e ka cilësuar këtë veprim si “tentim të kotë dhe qyqar” që synon të krijojë tension, por që vetëm ka shqetësuar dashamirët e tij.
“Faleminderit të gjithë miqve për interesimin, shqetësimin dhe solidarizimin. Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale, me maska e pa maska, nuk mund të na frikësojë as neve, as struganët, e as shqiptarët kudo që janë… Vazhdojmë përpara, të palëkundshëm dhe stoikë në misionin tonë,” – ka shkruar Sela.
Ky incident ka rikthyer në kujtesë ngjarjet e përgjakshme të prillit 2016 në Parlamentin e Maqedonisë, ku Sela ishte një nga viktimat e sulmit brutal nga huliganët maqedonas.
Në vigjilje të raundit të dytë të zgjedhjeve, ndalimi i tij nga njësitë speciale shihet si sinjal i keq për gjendjen e demokracisë dhe si shembull i presionit shtetëror ndaj eksponentëve të opozitës shqiptare. Gazeta Flaka
The post Çka iu desh ekcesi në Strugë qeverisë me Ziadin Selën? A deshi të kujtojë ngjarjet e përgjakshme në Parlament? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .