Çka ndodhi me “Logjikonominë”? Flet aktori Granit Uka

Aktori Granit Uka ka reaguar lidhur me situatën e emisionit “Logjikonomia”, që nuk është më i disponueshëm në YouTube pas transmetimit të mbrëmshëm. Në një prononcim për Indeksonline, Uka tha: “Ja sdi sen une, qeto lajme qe i keni ju i kam edhe une, kurgjo ma shume. Veç po i shoh reagimet qe nuk eshte […]

Nëntor 17, 2025 - 14:00
 0
Çka ndodhi me “Logjikonominë”? Flet aktori Granit Uka

Aktori Granit Uka ka reaguar lidhur me situatën e emisionit “Logjikonomia”, që nuk është më i disponueshëm në YouTube pas transmetimit të mbrëmshëm.

Në një prononcim për Indeksonline, Uka tha:

“Ja sdi sen une, qeto lajme qe i keni ju i kam edhe une, kurgjo ma shume. Veç po i shoh reagimet qe nuk eshte me. Nuk kam kontaktuar as me televizionin as me kerkon. Nuk e di çka kemi me ndermarr, ajo nuk eshte pjese e jemja. Une e kom kry episodin e kom lujt”.

Deklarata e tij tregon se aktori ka luajtur pjesën e tij në episodin e fundit dhe nuk ka pasur ndonjë kontakt me televizionin.

Gjithashtu shtoi se nuk ka informacion shtesë mbi hapat që do të ndërmerren pas mbylljes së kanalit të televizionit ne Youtube.