4-muaj me Daskanin, Dafina ua merr zemrat ndjekësve

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri, ka emocionuar ndjekësit mëngjesin e sotëm. Ajo ka ndarë dy video ku shihet duke e përqafuar vogëlushin e saj, shkruan Indeksonline. “Urime 4-muaj drite!”, ka shkruar teksa e kap për dorën vogëlushin. Ndërsa në videon e dytë këngëtarja nuk përmbahet duke e kafshuar nga dashuria e madhe që ka për të. […]

Nëntor 17, 2025 - 14:00
 0
4-muaj me Daskanin, Dafina ua merr zemrat ndjekësve

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri, ka emocionuar ndjekësit mëngjesin e sotëm.

Ajo ka ndarë dy video ku shihet duke e përqafuar vogëlushin e saj, shkruan Indeksonline.

“Urime 4-muaj drite!”, ka shkruar teksa e kap për dorën vogëlushin.

Ndërsa në videon e dytë këngëtarja nuk përmbahet duke e kafshuar nga dashuria e madhe që ka për të.

Por një gjë akoma po e mban më privat, fytyrën e Daskanit nuk e ka zbulua akoma, duke u ruajtur nga “syri i keq”.