Çmimet e karburanteve shkojnë në qiell! Qeveria vetëm i ‘monitoron’ qytetarët

Edhe pas rritjes së dytë të çmimeve të karburanteve, Qeveria nuk ka ofruar masa konkrete për lehtësimin e barrës për qytetarët. Në një qëndrim të përsëritur, nga Qeveria njoftojnë se The post Çmimet e karburanteve shkojnë në qiell! Qeveria vetëm i ‘monitoron’ qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 18, 2026 - 01:30
Çmimet e karburanteve shkojnë në qiell! Qeveria vetëm i ‘monitoron’ qytetarët

Edhe pas rritjes së dytë të çmimeve të karburanteve, Qeveria nuk ka ofruar masa konkrete për lehtësimin e barrës për qytetarët. Në një qëndrim të përsëritur, nga Qeveria njoftojnë se po shqyrtojnë uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, por nuk jepet një afat se kur mund të ndodhë kjo.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Qeveria po monitoron në mënyrë aktive situatën me çmimet e karburanteve. Ndër alternativat në shqyrtim është ulja e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve”, deklaruan nga Qeveria.

Opozita ka reaguar ashpër. LSDM-ja kërkon një paketë ligjesh për të ndihmuar qytetarët:

“Ligji i parë për uljen e normës së TVSH-së nga 18% në 5% për karburantet, ulja e mëtejshme e akcizës me 4 denarë, ligji i tretë për heqjen ose uljen e 0% TVSH-së për produktet bazë ushqimore dhe ligji i katërt për përgjysmimin e taksave që qytetarët paguajnë duke vozitur në rrugët e vendit,” tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Edhe BDI-ja kritikoi qeverinë, duke theksuar mungesën e kapaciteteve për menaxhimin e krizave:

“Nëse masat e propozuara nuk zbatohen urgjentisht, çmimet mund të rriten me më shumë se 10%, gjë që do të rëndojë seriozisht buxhetet familjare. Qeveria duhet të shkarkojë menjëherë ministrin e Ekonomisë, i cili nuk ka vizion apo plan për trajtimin e krizave ekonomike,” tha Albana Mustafa nga BDI.

Nga sot, çmimet e derivateve të naftës janë rritur: benzina shitet për 86.5 dhe 88.5 denarë për litër, ndërsa nafta për 92 denarë për litër.

The post Çmimet e karburanteve shkojnë në qiell! Qeveria vetëm i ‘monitoron’ qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .