Cristiano Ronaldo surprizon SHBA-në, ylli portugez pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Donald Trump

Cristiano Ronaldo pritet të vizitojë sot Shtëpinë e Bardhë, ku sipas raportimeve amerikane do të pritet nga Presidenti Donald Trump. Ylli portugez është pjesë e një delegacioni saudit të kryesuar nga princi i kurorës, Mohammed bin Salman, i cili po viziton SHBA-në për herë të parë që nga vlerësimi i CIA-s se ai kishte miratuar […] The post Cristiano Ronaldo surprizon SHBA-në, ylli portugez pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Donald Trump appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 18, 2025 - 20:30
 0
Cristiano Ronaldo surprizon SHBA-në, ylli portugez pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Donald Trump

Cristiano Ronaldo pritet të vizitojë sot Shtëpinë e Bardhë, ku sipas raportimeve amerikane do të pritet nga Presidenti Donald Trump.

Ylli portugez është pjesë e një delegacioni saudit të kryesuar nga princi i kurorës, Mohammed bin Salman, i cili po viziton SHBA-në për herë të parë që nga vlerësimi i CIA-s se ai kishte miratuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Ronaldo, 40 vjeç, nuk ka luajtur në tokën amerikane që prej vitit 2014, kur me Real Madridin u përball me Manchester United në “Michigan Stadium”. Vizita e tij e fundit në SHBA daton në vitin 2016, pas suksesit të Portugalisë në Europian.

Sipas reporterit të Shtëpisë së Bardhë, Jake Traylor, takimi me Trump pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës. Marrëdhëniet mes tyre janë përmendur edhe më parë, pasi këtë vit Trump mori një fanellë të Portugalisë të firmosur nga Ronaldo me mesazhin: “Për Presidentin Donald J. Trump, luajmë për paqe.”

Gjatë një interviste me Piers Morgan, e publikuar këtë muaj, Ronaldo shprehu dëshirën për t’u takuar me presidentin amerikan, duke e quajtur “një nga njerëzit që mund të ndryshojnë botën”.

Ndërkohë, portugezi mund të rikthehet të luajë në SHBA në mars, pasi sipas “The Athletic”, Portugalia pritet të konfirmojë një miqësore ndaj Shteteve të Bashkuara në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës. Edhe pse Ronaldo është pezulluar për tre ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Irlandës, masa vlen vetëm për takimet zyrtare, ndaj ai mund të jetë i disponueshëm për miqësoren.

Federata Portugeze pritet të apelojë gjatësinë e pezullimit, duke pretenduar se Ronaldo u provokua fillimisht nga Dara O’Shea dhe se deklaratat e trajnerit të Irlandës, Heimir Hallgrimsson, kanë ndikuar te gjyqtarët.

The post Cristiano Ronaldo surprizon SHBA-në, ylli portugez pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Donald Trump appeared first on InfoShqip.com.