Çuditen banorët, Rozana “zhduket” për disa orë nga shtëpia e BB: “Kujdes mikrofonin” (VIDEO)
Në përplasjet mes tyre në Big Brother VIP Albania, Gerta Gixhari e ka akuzuar disa herë Rozana Radin se ka privilegje dhe merr informacione të fshehta, duke u bazuar në qëndrimet e zgjatura brenda “Dhomës së Rrëfimit”. Rozana ka mbrojtur veten duke thënë se është e lirë të rrijë në Dhomën e Rrëfimit sa të […] The post Çuditen banorët, Rozana “zhduket” për disa orë nga shtëpia e BB: “Kujdes mikrofonin” (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.
Në përplasjet mes tyre në Big Brother VIP Albania, Gerta Gixhari e ka akuzuar disa herë Rozana Radin se ka privilegje dhe merr informacione të fshehta, duke u bazuar në qëndrimet e zgjatura brenda “Dhomës së Rrëfimit”.
Rozana ka mbrojtur veten duke thënë se është e lirë të rrijë në Dhomën e Rrëfimit sa të dojë, ashtu si çdo banor tjetër.
Megjithatë, situata është komplikuar edhe më shumë pas një deklarate të Aldos, një tjetër banor i shtëpisë, i cili ka shtuar dyshimet me një koment të fortë.
Gjatë një diskutimi, Aldo tha se nuk e kishte parë Rozanën për më shumë se 2 orë, duke vënë në dyshim se ku mund të kishte qenë ajo. Ai shtoi se as në dhomën e gjumit nuk ndodhej, çka ka ngjallur spekulime në rrjet.
Për më tepër, produksioni ndërhyri menjëherë, duke e ndaluar diskutimin me një mesazh të qartë: “Aldo, kujdes mikrofonin.”
Kjo ndërhyrje vetëm sa ka rritur dyshimet te publiku, duke lënë hapësirë për teori të ndryshme mbi favorizime apo informacione të mundshme që mund t’i jepen disa banorëve në mënyrë të padrejtë.
The post Çuditen banorët, Rozana “zhduket” për disa orë nga shtëpia e BB: “Kujdes mikrofonin” (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.