Çun Lajçi për Gjestin dhe Eglin: Bëhen sikur urrehen, por thellë nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin
Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka komentuar Gjestin dhe Egli Takon, me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale. Ai tashmë ka treguar se është një mbështetës i banorit nga Kosova, duke bërë edhe dedikime të tjera për të. Ndonëse ka komentuar edhe raportin e dyshes së Big Brother, në postimin e […]


Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka komentuar Gjestin dhe Egli Takon, me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale.
Ai tashmë ka treguar se është një mbështetës i banorit nga Kosova, duke bërë edhe dedikime të tjera për të.
Ndonëse ka komentuar edhe raportin e dyshes së Big Brother, në postimin e ri thekson se nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin.
Postimi i plotë i Çunit (pa ndërhyrje):
“Mos i gjykoni finalistët!
Janë të rinj, një jetë e kanë dhe atë e duan sipas zemrave të veta.
Duan ta thithin me sy, ta pinë me buzë, ta përpijnë me fytin e tyre.
Ç’keni Ju? – ata duan ta jetojnë jetën ashtu siç e ndiejnë, dhe s’keni pse ti gjykoni!
Ua falni gabimet, o njerëz!
Ata mësojnë nga gabimet dhe rriten mbi vuajtjet e zemrave të tyre të djegura nga malli dhe dashuria.
Mbase nesër do ta bëjnë dasmën, edhe pse sot janë ende në kërkim:- Të fajeve, të gabimeve, të fijeve të këputura…
Po mundohen t’i lidhin fijet, ta mbështjellin lëmshin e ëndrrave.
Janë në kërkim të rrugës së humbur në oborrin-labirint të asaj shtëpie të quajtur BB VIP.
Aman, o njerëz, mos i gjykoni!
Ata sikur s’mund të jetojnë pa njëri-tjetrin…
Sikur s’mund të rrinë pa u fjalosur, pa u ngacmuar, pa i buzëqeshur njëri-tjetrit.
Ata bëhën sikur e urrejnë njëri-tjetrin, por në thelb, nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrit.
Duhen edhe kur shahen, edhe kur përndjekën si macja dhe miu, e futën birave të lavanderisë.
Sa të bukur janë dhe sa shumë e duan vetveten…”. Lërini të jetojnë me kohën e tyre, se ndoshta ne nuk i kuptojmë!
Ata janë finalistë, kuptoni.