Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai’, Krisa dhe Xheneta përplasen ashpër

Një debat i ashpër ka ndodhur sot në studiot e Top Channel, gjatë emisionit ‘E diell’, mes ish-banores së Big Brother VIP, Krisa, dhe Xheneta Fetahut. Dyshja janë përplasur me tone të larta, duke shkëmbyer akuza dhe ironi të forta ndaj njëra-tjetrës. Gjithçka nisi kur Krisa dhe Xheneta u përfshinë në një diskutim të tensionuar, […]

Mars 31, 2025 - 00:00
 0  4
Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai’, Krisa dhe Xheneta përplasen ashpër

Një debat i ashpër ka ndodhur sot në studiot e Top Channel, gjatë emisionit ‘E diell’, mes ish-banores së Big Brother VIP, Krisa, dhe Xheneta Fetahut.

Dyshja janë përplasur me tone të larta, duke shkëmbyer akuza dhe ironi të forta ndaj njëra-tjetrës.

Gjithçka nisi kur Krisa dhe Xheneta u përfshinë në një diskutim të tensionuar, i cili shpejt eskaloi në një shkëmbim të ashpër fjalësh. Në një moment, Xheneta iu drejtua Krisës me fjalët: “Të jap 20 euro dhe mos fol për mua!”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshironte të ishte pjesë e diskutimeve të saj.

Nga ana tjetër, Krisa nuk e la pa përgjigje dhe iu kundërpërgjigj ashpër Xhenetës me fjalët: “Shitesh për 500 lek, ik në Dubai!”.

Ky koment shkaktoi reagime të forta, duke e bërë debatin edhe më të ashpër mes vajzave.