Dame Dimitrovski zgjidhet kryetar i Qytetit të Shkupit, këshilltarët gjatë betimit nuk e përdorën emrin kushtetues

Gjatë seancës konstituive të Këshillit të Qytetit të Shkupit, e cila u drejtua nga ish-kryetari i qytetit Risto Penov si këshilltari më i moshuar, këshilltarët dhanë betimin e tyre. Megjithatë, gjatë betimit ata nuk e përdorën emrin kushtetues të shtetit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”, por vetëm “Republika e Maqedonisë”, raporton SHENJA. “Unë Risto Penov, […] The post Dame Dimitrovski zgjidhet kryetar i Qytetit të Shkupit, këshilltarët gjatë betimit nuk e përdorën emrin kushtetues appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 7, 2025 - 17:00
 0
Dame Dimitrovski zgjidhet kryetar i Qytetit të Shkupit, këshilltarët gjatë betimit nuk e përdorën emrin kushtetues

Gjatë seancës konstituive të Këshillit të Qytetit të Shkupit, e cila u drejtua nga ish-kryetari i qytetit Risto Penov si këshilltari më i moshuar, këshilltarët dhanë betimin e tyre. Megjithatë, gjatë betimit ata nuk e përdorën emrin kushtetues të shtetit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”, por vetëm “Republika e Maqedonisë”, raporton SHENJA.

“Unë Risto Penov, deklaroj se tö drejtat dhe detyrimet e anëtarit të Këshillit, do t’i kryej me përgjegjësi, dhe gjatë kryerjes së tyre do ta respektoj Kushtetutën, ligjin, rregulloret e Këshillit dhe do ta mbroj rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, u tha gjatë betimit.

Në këtë seancë, me 23 vota pro, për kryetar të Këshillit u zgjodh Dame Dimitrovski, i cili në zgjedhje ishte bartës i listës zgjedhore të VMRO-së dhe koalicionit.

Në Këshill, OBRM-PDUKM ka 18 këshilltarë, ndërsa VLEN, BDI dhe “E Majta” kanë nga 6 këshilltarë secila, ndërsa LSDM ka 5. Nga një këshilltar kanë koalicioni “Përvojë për sukses”, ZNAM dhe listat qytetare “Të pavarurit së bashku” dhe “Qytet i gjelbër dhe human”. Në seancën e ardhshme, pika kryesore e rendit të ditës do të jetë ribalanci i buxhetit.

The post Dame Dimitrovski zgjidhet kryetar i Qytetit të Shkupit, këshilltarët gjatë betimit nuk e përdorën emrin kushtetues appeared first on InfoShqip.com.