Nga Zelenikova deri në Shkup për 25 minuta! Projekti Tren Qytetas me tri segmente do të lidhë Shkupin nga njëra anë në tjetrën!
Linja e parë e projektit Tren Qytetas planifikohet të fillojë të qarkullojë në maj ose qershor të vitit të ardhshëm. Në terren tashmë janë punëtorë ndërtimi dhe po punohet në rindërtimin e infrastrukturës ekzistuese hekurudhore dhe kjo në segmentin e parë që shkon nga Zelenikova përmes Draçevës, Lisiçes, Kisella Vodës deri te Stacioni Hekurudhor. Përmes […] The post Nga Zelenikova deri në Shkup për 25 minuta! Projekti Tren Qytetas me tri segmente do të lidhë Shkupin nga njëra anë në tjetrën! appeared first on InfoShqip.com.
Linja e parë e projektit Tren Qytetas planifikohet të fillojë të qarkullojë në maj ose qershor të vitit të ardhshëm. Në terren tashmë janë punëtorë ndërtimi dhe po punohet në rindërtimin e infrastrukturës ekzistuese hekurudhore dhe kjo në segmentin e parë që shkon nga Zelenikova përmes Draçevës, Lisiçes, Kisella Vodës deri te Stacioni Hekurudhor. Përmes këtij segmenti nga Zelenikova deri në Shkup me gjatësi 24 kilometra, do të arrihet për 25 minuta, ndërsa nga Draçeva vetëm për 11 minuta. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ky projekt do të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit.
“Mendoj se do të ketë ndikim pozitiv, nuk mendoj vetëm por jam i sigurt që do të ketë ndikim pozitiv mbi mjedisin do ta ulë ndotjen gjatë gjithë vitit sepse makinat qarkullojnë gjatë gjithë vitit dhe gjatë gjithë vitit ato lëshojnë grimca që ndikojnë negativisht mbi cilësinë e ajrit”, theksoi Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Sipas Ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski, pas përfundimit të fazës së parë vitin e ardhshëm do të fillojë realizimi edhe i dy të tjerave. Këto janë segmentet nga Volkova, përmes Gjorçe Petrovit, Shkup Veri deri te Stacioni Hekurudhor dhe tjetra nga Miladinovci, përmes Ilindenit deri te Stacioni Hekurudhor.
“Rreth idesë, vizionit për Tren Qytetas i cili ngadalë po bëhet realitet, kemi tre trase, e para që shkon nga Zelenikova përmes Draçevës, “Jane Sandanskit”, mes Kisella Vodës dhe Aerodromit dhe Stacioni i Ri Hekurudhor tashmë po punohet dhe gjatë vitit do të punohet edhe për dy të tjerat”, pohoi Aleksandar Nikoloski, Ministër për Transport.
Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se do të bëhet edhe sinkronizimi me autobusët urbanë të cilët do të pranonin pasagjerët nga Treni Urban për të mos pasur pritje.
“Në momentin kur do të ketë nevojë dhe do të ketë tren në strukturën hekurudhore atëherë do të adaptohen edhe autobusët nga Ndërmarrja Publike e Transportit për të qenë të disponueshëm. Në këtë mënyrë do të ofrojmë alternativë reale dhe të shpejtë për transportin e qytetarëve tanë”, tha Orce Gjorgjievski – Kryetar i Shkupit.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike Hekurudhat, Sinisha Ivanovski theksoi se faza e parë nga Zelenikova deri në Qendër do të kushtojë 5,7 milionë euro, ndërsa pjesa për transportin e ngarkesave nga Draçeva deri në Ilinden do të arrijë rreth 3 milionë euro. Ai thotë se këto dy segmente do të jenë të gatshme për gjashtë muaj.
-Faza e parë e trenit urban që aktualisht ka filluar të punohet nga Zelenikova deri te stacioni qendror i Shkupit në gjatësi 24,5 kilometra do të jetë gati për maksimalisht 6 muaj nga sot. Segmenti i dytë nga Draçeva deri në Ilinden që është ekskluzivisht për transportin e ngarkesave në gjatësi rreth 7,7 kilometra supozojmë deri në Vitin e Ri për shkak se është më i shkurtër. – SINISHA IVANOVSKI – DREJTOR I NP HEKURUDHA.
Treni Qytetas ka për qëllim të lehtësojë trafikun dhe transportin e pasagjerëve, dhe me tre segmentet do të lidhë Shkupin nga njëra anë në tjetrën.
The post Nga Zelenikova deri në Shkup për 25 minuta! Projekti Tren Qytetas me tri segmente do të lidhë Shkupin nga njëra anë në tjetrën! appeared first on InfoShqip.com.