Dasma e Jeff Bezos me Lauren Sanchez, këta pritet të jenë të ftuarit nga ana e nuses dhe e dhëndrit
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez siç duket kanë caktuar datën e martesës së tyre me burime të shumta të cilat sugjerojnë se do të një ceremoni romanike në Venecia në fund të qershorit. Në vitin 2023, Bezos i dhuroi gazetares një unazë diamanti prej 2.5 milionë dollarësh, shkruan DailyMail. Dyshja siç duket tani më në […]

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez siç duket kanë caktuar datën e martesës së tyre me burime të shumta të cilat sugjerojnë se do të një ceremoni romanike në Venecia në fund të qershorit.
Në vitin 2023, Bezos i dhuroi gazetares një unazë diamanti prej 2.5 milionë dollarësh, shkruan DailyMail.
Dyshja siç duket tani më në fund do të martohen dhe Sanchez ka zgjedhur fustanin e nusërisë e që mendohet të jetë nga Oscar de la Renta.
Të ftuarit e pritshëm në dasmë nga ana e dhëndrit përfshijnë presidentin amerikan Donald Trump, yllin e filmit Leonardo DiCaprio, kolegun e tij miliarder Bill Gates dhe humanisten Oprah Winfrey.
Stilistja e modës Diane von Furstenberg dhe bashkëshorti i saj, miliarderi i medias Barry Diller, flitet se po ashtu janë ftuar.
Ndërkaq të ftuarit nga ana e nuses pritet të përfshijnë Kim Kardashian dhe nënën e kësaj të fundit Kris Jenner, këngëtaren Barbra Streisand, Mbretëreshën Rania të Jordanisë dhe, natyrisht, La Wintour.
Zërat nga Italia sugjerojnë se jahti Koru i Bezos me vlerë 500 milionë dollarë mund të jetë lokacioni i ceremonisë.