“Pse nuk ftove Eglin për t’i takuar prindërit”, Gjesti: Nuk më ka rënë ndërmend, e kisha harruar edhe nënën

Gjesti në spektaklin e së martës rrëfeu linjën e jetës, të mirat dhe të këqijat që ka kaluar. Pas kësaj, ai u suprizua nga prindërit e tij në një takim të veçantë në një ambient pak larg shtëpisë së famshme. Ata shpesh gjatë këtyre momenteve thërrasin edhe persona të tjerë të afërt për t’i takuar.\ […]

Mars 27, 2025 - 15:00
 0  7
“Pse nuk ftove Eglin për t’i takuar prindërit”, Gjesti: Nuk më ka rënë ndërmend, e kisha harruar edhe nënën

Gjesti në spektaklin e së martës rrëfeu linjën e jetës, të mirat dhe të këqijat që ka kaluar.

Pas kësaj, ai u suprizua nga prindërit e tij në një takim të veçantë në një ambient pak larg shtëpisë së famshme.

Ata shpesh gjatë këtyre momenteve thërrasin edhe persona të tjerë të afërt për t’i takuar.\

Foto: Screenshot/Instagram

Rozana Radi e pyeti Gjestin se pse nuk e ftoi Egli Takon për t’u takuar me prindërit e tij, ndonëse ata nuk kanë qenë asnjëherë në lidhje.

Në bisedën që bëri më pas konkurrenti me të tjerët, tha se nuk i ka shkuar ndërmend.

“Nuk më ka rënë ndërmend. E shikoja mamin në sy e kisha harruar. Nuk është e lehtë. Nuk e dija a janë ato gjëra si i kisha lënë”, u shpreh ai.

Gjesti ka mbi 150 ditë që po qëndron në një izolim, meqë pas Bigut të Kosovës kaloi në Shqipëri.