Data 11, Gashi: Opozita shpëtimin e kërkon në planet për destabilizim
Kryeparlamentari Afrim Gashi vlerëson se nxitjet për destabilizim, e kanë burimin te opozita e dëshpëruar shqiptare. Sipas tij, preteks e kanë temën e gjuhës shqipe, janë përpjekje të dështuara dhe The post Data 11, Gashi: Opozita shpëtimin e kërkon në planet për destabilizim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryeparlamentari Afrim Gashi vlerëson se nxitjet për destabilizim, e kanë burimin te opozita e dëshpëruar shqiptare.
Sipas tij, preteks e kanë temën e gjuhës shqipe, janë përpjekje të dështuara dhe ëndrra të perënduara të politikanëve që, në mungesë të ofertës politike dhe drojës nga përgjegjësia, shpëtimin e kërkojnë në planet për destabilizim, sajimin e pakënaqësive qytetare dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
“Kjo është arsyeja që t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bëhen viktima të këtyre përpjekjeve. Kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri ka siguruar qëndrueshmëri stabile të marrëdhënieve ndëretnike, andaj nuk do të lejojmë që askush ta dëmtojmë atë me të cilën ne mburremi si shoqëri dhe si shtet – kohezionin ndëretnik”, ka shkruar Gashi.
Statusi i plotë i kryeparlamentarit Gashi:
Nxitjet për destabilizim, që e kanë burimin te opozita e dëshpëruar shqiptare, ndërsa preteks e kanë temën e gjuhës shqipe, janë përpjekje të dështuara dhe ëndrra të perënduara të politikanëve që, në mungesë të ofertës politike dhe drojës nga përgjegjësia, shpëtimi e kërkojnë në planet për destabilizim, sajimin e pakënaqësive qytetare dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Kjo është arsyeja që t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bëhen viktima të këtyre përpjekjeve. Kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri ka siguruar qëndrueshmëri stabile të marrëdhënieve ndëretnike, andaj nuk do të lejojmë që askush ta dëmtojmë atë me të cilën ne mburremi si shoqëri dhe si shtet – kohezionin ndëretnik.
Ne jemi kujdestarë të përkushtuar të paqes dhe bashkëjetesës, andaj qytetarët nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar.
The post Data 11, Gashi: Opozita shpëtimin e kërkon në planet për destabilizim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .