Daut Haradinaj: Edhe nëse ka qeveri do të jetë e ‘pazareve’

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Albin Kurti nuk i ka votat për ta formuar Qeverinë në ardhje, duke thënë se ka tentim për një votim të fshehtë, e që sipas tij kështu do të mund të kontrabandohet ndonjë deputetë, raporton Ekonomia Online. “Ta shohim, me qenë se Kurti ka thënë që ta

tetor 26, 2025 - 12:00
 0
Daut Haradinaj: Edhe nëse ka qeveri do të jetë e ‘pazareve’
Daut Haradinaj: Edhe nëse ka qeveri do të jetë e ‘pazareve’

Daut Haradinaj: Edhe nëse ka qeveri do të jetë e ‘pazareve’

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Albin Kurti nuk i ka votat për ta formuar Qeverinë në ardhje, duke thënë se ka tentim për një votim të fshehtë, e që sipas tij kështu do të mund të kontrabandohet ndonjë deputetë, raporton Ekonomia Online.

“Ta shohim, me qenë se Kurti ka thënë që ta kryejmë Kuvendin dhe se i ka numrat — ta shohim a i ka. Nuk shoh se ka sot për sot. Nuk pres që do të ketë një Qeveri ‘Kurti 3’, në bazë të situatës. Nëse kanë arritur gjatë natës pazare individuale, mbetet me u pa. Me sa kam informata, do të tentohet në një votim të fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve”, tha ai.