Daut Haradinaj: Krah për krah deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka deklaruar se përmbyllja e ditës me ata që e nisën dhe e bënë lirinë e Kosovës është një moment reflektimi dhe bashkimi rreth amanetit të tyre. Haradinaj ka theksuar se sot qytetarët po bashkohen në çdo anë për ta jetësuar këtë amanet, duke e çuar përpara misionin

dhjetor 20, 2025 - 01:00
 0
Daut Haradinaj: Krah për krah deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO
Daut Haradinaj: Krah për krah deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO

Daut Haradinaj: Krah për krah deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka deklaruar se përmbyllja e ditës me ata që e nisën dhe e bënë lirinë e Kosovës është një moment reflektimi dhe bashkimi rreth amanetit të tyre.

Haradinaj ka theksuar se sot qytetarët po bashkohen në çdo anë për ta jetësuar këtë amanet, duke e çuar përpara misionin historik të shtetit të Kosovës.

“Një përmbyllje e ditës me ata që e nisën dhe e bënë lirinë, e ne sot po bashkohemi në çdo anë për ta jetësuar amanetin e tyre. Krah për krah deri në përmbylljen e misionit historik, anëtarësimit në NATO”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e sigurisë, zhvillimin e vendit dhe integrimin euroatlantik, duke e parë anëtarësimin në NATO si një nga objektivat më madhore për të ardhmen e Kosovës.