Arben Gega: Nga Suhareka po jepet kushtrimi i fitores së PDK-së
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arben Gega, ka deklaruar se nga Suhareka po jepet kushtrimi i fitores së PDK-së. Gega ka theksuar se tubimi i mbrëmjes dëshmoi gatishmërinë dhe unitetin e strukturave dhe mbështetësve të PDK-së për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit. “Prej Suharekës po jepet kushtrimi i fitores së Partisë Demokratike të


Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arben Gega, ka deklaruar se nga Suhareka po jepet kushtrimi i fitores së PDK-së.
Gega ka theksuar se tubimi i mbrëmjes dëshmoi gatishmërinë dhe unitetin e strukturave dhe mbështetësve të PDK-së për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit.
“Prej Suharekës po jepet kushtrimi i fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Sonte bashkë treguam se jemi gati për ta qeverisur Kosovën me kryeministër Bedri Hamza
”, ka deklaruar Gega.
Ai shtoi se PDK po hyn në këtë garë me vizion të qartë për zhvillim ekonomik, forcim të institucioneve dhe përmirësim të jetës së qytetarëve, duke ftuar qytetarët të mbështesin programin dhe kandidatët e saj.
