Davkova në Nju Jork: Gjithçka mund të ndryshohet, vetëm atdheu jo!

Kryetarja Gordana Siljanovska Davkova nga Nju Jorku premtoi se të angazhohet që sa më shpejt të bëhet konstituimi i Këshillit për diasporën. Ajo iu drejtua mërgimtarëve në Amerikë me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të. Ajo u tha të pranishmëve të mbeten të bashkuar me shpresën se në vitet e ardhshme […]

shtator 26, 2025 - 17:30
 0
Davkova në Nju Jork: Gjithçka mund të ndryshohet, vetëm atdheu jo!

Kryetarja Gordana Siljanovska Davkova nga Nju Jorku premtoi se të angazhohet që sa më shpejt të bëhet konstituimi i Këshillit për diasporën. Ajo iu drejtua mërgimtarëve në Amerikë me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të. Ajo u tha të pranishmëve të mbeten të bashkuar me shpresën se në vitet e ardhshme partneriteti ndërmjet Maqedonisë dhe SHBA-ve do të rritet.

“Ju jeni më e mira. Fatkeqësisht më e mira largohet, por nga ana tjetër e di se në epokën e inteligjencës artificiale dhe digjitalizimit është e mundur edhe kur jeni këtu të jeni si në shtëpi dhe të jeni në kontakt të vazhdueshëm me ne. Shpresoj që ardhja jonë këtu do t’ju freskojë memorien, do t’ju zgjojë ndjenjat për shtëpinë, e di se ky është atdheu juaj i dytë, por e di se Bernard Shou thotë se „Gjithçka mund të ndryshohet, vetëm atdheu jo”, tha Gordana Siljanovska-Davkova