Debat në Kuvend: Rrahmani pyet Kurtin për financimin e një projekti për nevojat e Manastirit të Graçanicës
Deputeti PDK-së, Eman Rrahmani ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti lidhur me ndarjen e mjeteve buxhetore për një projekt të caktuar, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës. Ai ka ngritur çështjen e ndarjes së 146,965 eurove për “Brashko Prizrenca”, duke kërkuar arsyetimin e kësaj mbështetjeje financiare dhe mënyrën e realizimit të saj përmes Zyrës


Deputeti PDK-së, Eman Rrahmani ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti lidhur me ndarjen e mjeteve buxhetore për një projekt të caktuar, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.
Ai ka ngritur çështjen e ndarjes së 146,965 eurove për “Brashko Prizrenca”, duke kërkuar arsyetimin e kësaj mbështetjeje financiare dhe mënyrën e realizimit të saj përmes Zyrës së Kryeministrit.
“Në vitin 2023 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë ndarë 146,965 euro për “Brashko Prizrenca”. Në këtë drejtim kërkoj sqarim nga ju Kryeministër cilat janë arsyet konkrete për ndarjen e kësaj ndihme financiare dhe pse kjo ndarje është bërë drejtpërdrejt nga Zyra e Kryeministrit”, pyeti ai.
Kryeministri Kurti u përgjigj se kjo ka të bëjë me marrëveshjen që Ambasada Norvegjeze ka pasë me Zyrën e Kryeministrit për zbatimin e projektit si donacion, ndërtimin e një ferme për mbarështimin e deleve për nevojat e Manastirit të Graçanicës.
“Pyetja ka të bëjë me marrëveshjen që Ambasada Norvegjeze ka pasë me Zyrën e Kryeministrit për zbatimin e projektit si donacion, ndërtimin e një ferme për mbarështimin e deleve për nevojat e Manastirit të Graçanicës në vlerë prej 147,965,47 euro. Kjo vlerë është paguar me datën 14 shkurt të vitit 2023 nga Zyra e Kryeministrit, është Zyra e Komuniteteve sipas planit të projektit të Ambasadës së Norvegjisë”, u përgjigj ai.
