Debat politik mbi integrimin: LSDM kundër VMRO-DPMNE për qasjen ndaj BE-së

Për Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, me të gjitha të drejtat përfshirë edhe të drejtën e votës, është opsioni i vetëm i pranueshëm për The post Debat politik mbi integrimin: LSDM kundër VMRO-DPMNE për qasjen ndaj BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 23, 2026 - 00:30
 0
Debat politik mbi integrimin: LSDM kundër VMRO-DPMNE për qasjen ndaj BE-së

Për Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, me të gjitha të drejtat përfshirë edhe të drejtën e votës, është opsioni i vetëm i pranueshëm për Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska, akuzoi VMRO-DPMNE dhe liderin e saj, Hristijan Mickoski, për zhvillimin e një fushate antievropiane, duke e paraqitur BE-në si faktor presioni, në vend që të pranojnë obligimet dhe reformat e nevojshme.

“Deri më sot nuk ka vendim zyrtar të Komisionit Evropian, Këshillit Evropian apo Parlamentit Evropian që parashikon pranimin e një vendi si anëtar i plotë pa të drejtë vote. LSDM mbetet për integrim të plotë, përfshirë edhe të drejtën e votës,” tha Kuzeska.

Nga ana tjetër, kryeministri Mickoski deklaroi se Maqedonia është viktimë e “bullizmit klasik” nga vendet anëtare të BE-së dhe se integrimi po vlerësohet jo mbi bazën e progresit, por mbi ndryshime të brendshme kushtetuese dhe simbole shtetërore.

Propozimi për anëtarësim pa të drejtë vote nuk ka mbështetje nga Unionit Pan-Evropian dhe Unionit Ndërkombëtar Pan-Evropian, pasi mund të ngadalësojë integrimin dhe të krijojë vende me status të ndryshëm. Megjithatë, ideja ekziston vetëm në diskutime dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar nga Bashkimi Evropian. Gazeta Flaka

The post Debat politik mbi integrimin: LSDM kundër VMRO-DPMNE për qasjen ndaj BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .