Debati për emërimin e rrugëve në Tetovë! Kasami: Me rëndësi qytetarët të kenë adresë

U mbajt debati i parë publik për emërimin  rrugëve në Tetovë. Kryetari i komunës Bilall Kasami tha se do të duhet të mbahen katër debate të tilla, ndërsa  nuk e di se a do të përfundojë ky projekt para zgjedhjeve lokale. Sipas Kasamit me rëndësi është që qytetarët të kenë numra dhe emra në rrugët […]

Prill 4, 2025 - 22:00
 0  2
Debati për emërimin e  rrugëve në Tetovë! Kasami: Me rëndësi qytetarët të kenë adresë

U mbajt debati i parë publik për emërimin  rrugëve në Tetovë. Kryetari i komunës Bilall Kasami tha se do të duhet të mbahen katër debate të tilla, ndërsa  nuk e di se a do të përfundojë ky projekt para zgjedhjeve lokale. Sipas Kasamit me rëndësi është që qytetarët të kenë numra dhe emra në rrugët e tyre.

“Është një proces i rëndësishëm, është një projekt do kisha thënë shumë i madh dhe i rëndësishëm për Tetovën që nuk është bërë 30 vitet e fundit për Tetovën. Për mua është e pa rëndësishme a do të mbarojë në kuadër të mandatit tim, sa është me rëndësisë që Tetova dhe tetovarët  të kenë emra të rrugëve dhe numra të adresave të banimit në shtëpitë e tyre”, tha Bilall Kasami