Debati për gjuhën shqipe në RMV, kryeministri Rama: Problemi nuk janë popujt, por udhëheqësit!
Kryeminstri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ceremoninë e mbajtur në përkujtim të veprës së Arbën Xhaferrit. Edi Rama u shpreh se Arbën Xhaferi, ish-politikani dhe mendimtar shqiptar i Maqedonisë së Veriut, e ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare. Gjatë fjalë së mbajtur, Rama u ndal edhe te debati për […]
Kryeminstri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ceremoninë e mbajtur në përkujtim të veprës së Arbën Xhaferrit.
Edi Rama u shpreh se Arbën Xhaferi, ish-politikani dhe mendimtar shqiptar i Maqedonisë së Veriut, e ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare.
Gjatë fjalë së mbajtur, Rama u ndal edhe te debati për gjuhën shqipe në Maqedonin e Veriut.
Sipas kreut të qeverisë, problemi nuk janë popujt në vetvete, por janë udhëheqësit, sepse në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etno-politik, e përdorin dhe e shfrytëzojnë atë.
“Më vjen mirë që jam këtu sot dhe që dëshira e vajzave, djemve të fondacionit u bë realitet. E kishin me shumë dëshirë ta realizonin këtë aktivitet. Nuk është gjëja më e mirë që mund të ndodhë që të jepet fjala për të folur për Arben Xhaferin kur nuk e ke të mundur të fokusohesh sa duhet në mënyrë që të thuash diçka që do të bënte të ndiheshe okej. Në këto raste rreziku është që përkujtohej njërëz të përmasave të jashtëzakonshme dhe thuren fjalime, e lëvdata të zakonshme. Duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje, më është dashur të negocioj me çunat e fondacionit, që mund të interpretohej. Desha të ndaj me ju disa fjalë që janë të Arben Xhaferit, jo të miat. Sot janë një pasqyrë që në rastin më të mirë. Arben Xhaferi pyetet se cila është ëndrra e tij, dhe ai përgjigjet “integriteti popullit shqiptar”.
Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër as në Lindje dhe as në Perëndim, ku të përfliten më shumë vlera perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e Perëndimit si vlera politike, kulturore. Nuk besoj që ndonjë vend që e ka përshkuar rrugën e bashkimit me familjen Evropianë pas daljes nga periudha e regjimit ta ketë përdorur më shumë fjalën ‘integrim’. Nuk besoj po ashtu që më pak se këtu ën këtë vend, këto fjalë të përdorura njësoj si paratë gjatë një krize inflacioni, të kenë qenë më larg nga bartësit dhe përdoruesit e tyre.
Popujt e Ballkanit vuajnë nga strabizmi dhe duke u përpjekur të shtoj diçka. Problemi nuk janë popujt në vetvete, janë udhëheqjet, në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorurin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri-tjetrin ta s’postojë nga qendra”, tha Rama.