Porositë e Berishës për grupin e punës në Tiranë: Të fillojmë sulmin elektoral që ndalet vetëm me fitoren tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbledhur në selinë blu grupin e punës për Tiranën, i cili ka si synim përgatitjen e strukturave për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij, Berisha kërkoi mobilizimin e plotë të strukturave, ndërsa kërkoi që të nisin një sulm “elektoral” që do të ndalojë vetëm me fitoren e PD […]

dhjetor 10, 2024 - 23:00
 0  10
Porositë e Berishës për grupin e punës në Tiranë: Të fillojmë sulmin elektoral që ndalet vetëm me fitoren tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbledhur në selinë blu grupin e punës për Tiranën, i cili ka si synim përgatitjen e strukturave për zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kërkoi mobilizimin e plotë të strukturave, ndërsa kërkoi që të nisin një sulm “elektoral” që do të ndalojë vetëm me fitoren e PD në zgjedhjet e 11 majit.

Po ashtu, kryedemokrati kërkoi që çdo aktivitet të pasqyrohet në rrjetet sociale, por kërkoi sa më shumë takime me qytetarët.

“Kjo betejë kërkon që ne pandërprerë të trokasim në dyert e qytetarëve të Tiranës. Të baltosemi nga këpucët në rrugët dhe rrugicat e këtij qyteti. Ka një mekanizëm, një faktor i provuar në të gjithëra kohëra si faktor suksesi dhe ky është takimi me njerëzit. Kanë rëndësi të gjitha të tjerat, kanë rëndësi ekranet, debatet, mediat sociale. Por në raste të caktuar, p.sh po të ishte për mediat, Kamala Harris fitonte me 80 përqind garën me presidentin Donald Trump se makineri më gjigante në botë se ajo makineri mediatike nuk mund të ketë. Por fitimtarët e fituan me takime, e fituan me takime intensive me qytetarët amerikanë. Nuk u ankuan, shumë të rralla ankesat, megjithëse absolutisht pothuajse mediat në tërësi ishin kundër tyre. Pse unë marr shembull? Duhet të jemi të vetëdijshëm për të gjithë ata që ndjekin fushatën elektorale, fushata që prin në botë me risitë e veta është fushata në SHBA. Është ajo fushatë që ka setin e risive dhe që ato përhapen në vendet tjera. Për shembull bënte fushatë Barak Obama me MekKein, ajo fushatë solli përgjigjen flakë për flakë. Në qoftë se ishte para saj përgjigjja ti flisje sot, ai përgjigjej nesër, u kalua te përgjigja e menjëhershme, e shpejtë. U gjet pastaj se vetëm përgjigja flakë për flakë ishte përgjigja që anulonte ose zvogëlonte në maksimum efektin e deklaratës së kundërshtarit. Në këtë rast, risi ishte mësimi i madh se si u shemb gjiganti mediatik, të themi 80 me 20, ndoshta edhe më shumë se 80 ishin në krahun tjetër. Ndaj dhe asgjë nuk mund të zëvendësohet, nuk ka gjë më të rëndësishme se t’i trokasësh tjetrit në derë, të ulesh për të pirë në kafe, se sa t’i trokasësh në dyqan dhe të hysh të bisedosh, t’i dorëzosh një copë fletushke me pesë gjëra që ti mendon. Kështu që pra, mbetet të fillojmë sulmin elektoral, i cili ndalon vetëm me datën 11 maj, ditën e fitores”,-tha Berisha./Opinion.al