Deda thotë se deri tani Kurti s’i ka numrat për formimin e Qeverisë

Opinionisti Ilir Deda ka shprehur një shqetësim nëse Lëvizja Vetëvendosje mund të mos e propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Ai megjithatë mbeti me shpresë të mos ndodhë skenari më i keq, gjatë seancës së nesërme, ndërsa tha në Rubikon se sipas informacioneve që posedon, kreu i VV-së nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e

Prill 15, 2025 - 02:01
 0  10
Deda thotë se deri tani Kurti s’i ka numrat për formimin e Qeverisë
deda-thote-se-deri-tani-kurti-s’i-ka-numrat-per-formimin-e-qeverise

deda-thote-se-deri-tani-kurti-s’i-ka-numrat-per-formimin-e-qeverise

Opinionisti Ilir Deda ka shprehur një shqetësim nëse Lëvizja Vetëvendosje mund të mos e propozojë kandidatin për kryeparlamentar.

Ai megjithatë mbeti me shpresë të mos ndodhë skenari më i keq, gjatë seancës së nesërme, ndërsa tha në Rubikon se sipas informacioneve që posedon, kreu i VV-së nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë, transmeton klankosova.tv.

”Deri në këtë minutë, ende nuk i ka 61 deputetë. Edhe me ata 61 e kam ende të paqartë mbi çfarë programi do të ndërtohet ajo qeveri’’, u shpreh ai ndër tjera”.

”Mendoj që të gjitha partitë ish dashtë me e votu kryetarin e kuvendit nesër. Nuk iu duhet atyre marrëveshja. Ne tash s’mund të mbesim me muaj duke pritë a do ta propozojë VV kryetarin a jo”.

”Skenari më i keq dhe më i papërgjegjshëm do ishte nëse s’e bënë propozimin nesër kandidati për kryetarin e kuvendit”.

”Shpresoj që do ta propozojë e jo me përsëritë mësime të këqija. Në shtetin e Kosovës, partitë parlamentare duhet me mësu diçka”.

”Kushdo që e formon shumicën do ta votojë qeverinë. Hala nuk kuptohet në Kosovë, çka do të thotë republikë parlamentare”.